Sun, Aug 3, 2025

Nesër hidhet shorti i play-off, mësoni kundërshtarët e mundshëm të Egnatias dhe Dinamos në Ligën e Konferencës

  • PublishedAugust 3, 2025

Nesër hidhet shorti i play-off, mësoni kundërshtarët e mundshëm të Egnatias dhe Dinamos në Ligën e Konferencës

Egnatia dhe Dinamo nisin këtë javë pjesëmarrjen e tyre në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku shorti nuk ka qenë edhe aq i lehtë për ta, pasi vendosi rrogozhinasit përballë Olimpija Ljubljanës, ndërsa kryeqytetasit përballë Hajduk Splitit.

Fokusi i dy skuadrave të Superiores është plotësisht te këto dy ndeshje, por ndërkohë, që nesër ata do të mësojnë se me kë mund të ndeshen në play-off të kompeticionit, nëse vazhdojnë me tej.

Ashtu siç dihet, Egnatia përballet vetëm me skuadrat kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës. Por në favor ka faktin se në short hyn me koeficientin e lartë të Olimpija Ljubljanës, që e i jep një avantazh pasi e vendos në vazon e ekipeve të forta.

Ndërkaq, Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit play-off dhe do të duhet të shmangë disa emra shumë të mëdhenj që hyjnë në garë në këtë pikë të turneut, me Fiorentinën e Kristal Palas që përbëjnë rrezikun kryesor.


AlbaniaWeb.net