Sun, Aug 3, 2025

ZYRTARE/ Befasia e Jasir Asanit, zgjedh të transferohet në Iran

  • PublishedAugust 3, 2025

ZYRTARE/ Befasia e Jasir Asanit, zgjedh të transferohet në Iran

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar.

Asani ka firmosur një kontratë, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027.

Klubi i Esteglal ka sqaruar se lojtari ka kontratë me Guangju deri në janar, çka do të thotë se për debutimin me ekipin e ri, duhet pritur deri në atë muaj.

”Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju.

Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, – shkruan Esteglal.

 


AlbaniaWeb.net