Mon, Aug 4, 2025

EMRI/ Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Vaun e Dejës, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

  • PublishedAugust 4, 2025

EMRI/ Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Vaun e Dejës, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në fshatin Paçram, në Vaun e Dejës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa viktima është identifikuar si Frrok Lleshi  65 vjeç.

Shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve