Komisioni i Disiplinës me tolerancë zero, ndëshkon Tiranën
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur që t’i bllokojë Tiranës regjistrimin e lojtarëve për 3 periudha. Ky vendim erdhi për shkak të disa detyrimeve, të cilat bardheblutë duhet t’i shlyejnë. Mosmarrja në konsideratë e vendimeve të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve ka bërë që Disiplina të veprojë me “dorë të hekurt”, duke ndëshkuar kështu klubin kryeqytetas. Jo vetëm kaq, pasi të njëjëtin fat pësoi edhe Skënderbeu. Ndërkohë është paralajmëruar Dinamo, me këta të fundit që duhet të shlyejnë detyrimet ndaj Ish-trajnerit Dritan Mehmeti dhe përgatitësit Sakone. Vendimet e marra këtë të hënë, hyjnë në fuqi menjëherë.
Vendimi:
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.