Mon, Aug 4, 2025

Mbi 27 mijë tekste shkollore të shpërndara për nxënësit jashtë vendit, kryeministri Rama: 70% më shumë se një vit më parë! Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe

  • PublishedAugust 4, 2025

Mbi 27 mijë tekste shkollore të shpërndara për nxënësit jashtë vendit, kryeministri Rama: 70% më shumë se një vit më parë! Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë këtë vit për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare në shkolla jashtë territorit të Shqipërisë.

Sipas tij, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë dhe është pjesë e strategjisë për forcimin e lidhjes së brezave të rinj me gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë. Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme ku mësohet gjuha dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me rrënjët tona”, shkroi Rama në rrjetet sociale.