Tue, Aug 5, 2025

Pamela Anderson nuk tërhiqet: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1

  • PublishedAugust 4, 2025

Pamela Anderson nuk tërhiqet: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1

Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga Sylvester Stallone, Pamela Anderson qëndron fort pas deklaratave të saj: aktori i kishte ofruar një apartament luksoz dhe një Porsche në këmbim të një lidhjeje.

Në një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja kujtoi propozimin që, sipas saj, nuk mund të ishte i trilluar. “Ishte shumë specifik për të qenë sajesë”, tha Pamela, duke theksuar se Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1”. Kur ajo e kishte pyetur nëse kishte edhe një “nr. 2”, ai kishte kthyer: “Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani”.

79-vjeçari i “Rocky”-t i ka hedhur poshtë këto akuza më parë, duke i quajtur “të rreme dhe të sajuara”.

Me nota humori, Pamela shtoi se ndoshta do ta kishte menduar ofertën… nëse bëhej fjalë për një “Shelby Cobra”.

Këto deklarata vijnë ndërsa aktorja është rikthyer në vëmendje për shkak të lidhjes së re me Liam Neeson, me të cilin është afruar gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.