Mon, Aug 4, 2025

VIDEO/ Daku udhëheq Rubin Kazanin, dopietë dhe show i sulmuesit kuqezi

  • PublishedAugust 4, 2025

VIDEO/ Daku udhëheq Rubin Kazanin, dopietë dhe show i sulmuesit kuqezi

Mirlind Daku protagonist me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola në suksesin 2-1 në kampionat ndaj Sochit. Fillimisht ai përktheu në gol një penallti, pas vetëm 12 minutash lojë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Në minutën e 78-të, një asist me telekomandë nga Kubatov nxorri mjaft mirë Dakun, i cili me një parabol të bukur ia doli që të dyfishojë llogaritë.

Në 3 ndeshjet e para të kampionatit, Daku ka “tundur rrjetën” 3 herë, ndërsa vlen të përmendet edhe një gol në Kupë.

Kujtojmë që lojtari vetëm pak javë më parë rinovoi me klubin rus, pavarësisht se për të kishte interes nga disa skuadra.


AlbaniaWeb.net