Zyrtare, Schick merr vendimin, rinovon me Leverkusen
Tani është zyrtare. Patrick Schick do të vijojë të qëndrojë te Leverkusen. Sulmuesi ka rinovuar me “aspirinat” deri në vitin 2030.
“Bayer 04 Leverkusen ia ka zgjatur kontratën lojtarit çek Patrik Schick para kohe. Sulmuesi qendror ka nënshkruar një kontratë me nën-kampionët aktual të Bundesligës që vlen deri më 30 qershor 2030. Marrëveshja e mëparshme midis palëve vlente deri në verën e vitit 2027” – shkruan klubi.
Për këtë temë foli edhe drejtori sportiv, Simon Rolfes. “Me këtë zgjatje kontrate, ne po sigurojmë gjithashtu një lojtar të nivelit të lartë për ekipin tonë, me të cilin do të synojmë shumë” – tha ai.