Tue, Aug 5, 2025

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier! Makina i pret rrugën ‘Benz-it’ në Savër, dy të plagosur

  • PublishedAugust 5, 2025

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier! Makina i pret rrugën ‘Benz-it’ në Savër, dy të plagosur

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në autostradën Lushnjë-Fier, vetëm pak orë pas përplasjes masive në të njëjtën zonë.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Savrës, ku një mjet tip Volkswagen tentoi të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe përfundoi duke u përplasur me një ‘Benz’, i cili po lëvizte në korsi të drejtë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun, ndërsa grupi hetimor dhe ekspertët e policisë shkencore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.