Tue, Aug 5, 2025

Gjykata Federale refuzon kërkesën për lirimin me kusht të Sean “Diddy” Combs për herë të pestë

  • PublishedAugust 5, 2025

Gjykata Federale refuzon kërkesën për lirimin me kusht të Sean “Diddy” Combs për herë të pestë

Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është përballur sërish me refuzim nga drejtësia amerikane. Një gjyqtar federal ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirimin me kusht, duke e lënë atë të qëndrojë në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn, ku ndodhet që prej arrestimit në shtator të vitit 2024.

Sipas dokumenteve të siguruara nga revista PEOPLE, gjyqtari Arun Subramanian deklaroi se Combs nuk ka arritur të provojë se nuk paraqet rrezik për arratisje apo për sigurinë e të tjerëve nëse lirohet.

Gjykata duhet të gjejë me prova të qarta dhe bindëse se personi nuk ka gjasa të arratiset apo të jetë rrezik për sigurinë e ndonjë personi apo komunitetit nëse lirohet”, thuhet në vendim. Ndër të tjera, gjyqtari shtoi se rasti i Combs nuk përmbush kriteret e “rrethanave të jashtëzakonshme” që do të justifikonin një lirimin me kusht, siç janë mosha e avancuar apo gjendja shëndetësore e rëndë që kërkon trajtim të specializuar.

Ky vendim vjen pak ditë pasi ish-e dashura e tij, Virginia “Gina” Huynh, e përmendur si “Viktima 3” në aktakuzë, dërgoi një letër në gjykatë duke kërkuar që Combs të lirohej me kusht. Në letrën e saj, Huynh e identifikoi për herë të parë veten me emër dhe kërkoi që ai të lirohej për të qenë pranë familjes dhe për të vazhduar përgjegjësitë e tij, nën mbikëqyrjen e gjykatës.