Tue, Aug 5, 2025

Liam Neeson “godet” sërish, shitet apartamenti luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

  • PublishedAugust 5, 2025

Liam Neeson “godet” sërish, shitet apartamenti luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori i njohur hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me komedinë aksion “The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi dhe 5 banjo, me një sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë – një kombinim i tre njësive banimi të bashkuara. Prona u listua në treg në muajin mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë.

Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin që në vitin 1999 për rreth 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.