Netanyahu nuk tërhiqet: Duhet të pushtojmë Gazën dhe të lirojmë të gjithë pengjet
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur vendosmërinë e tij për të vijuar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, duke e shpallur pushtimin e plotë të enklavës palestineze si objektiv të panegociueshëm.
Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e tij, Netanyahu theksoi:
“Është e domosdoshme të mposhtim plotësisht armikun në Gaza, të lirojmë të gjithë pengjet tanë dhe të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin. Nuk heqim dorë nga asnjë prej këtyre qëllimeve.”
Brenda javës pritet që ai të japë udhëzime të reja për vijimin e ofensivës. Ndërkohë, Netanyahu përballet me kritika të ashpra, përfshirë nga familjarët e pengjeve, të cilët kërkojnë një marrëveshje për lirimin e tyre.