Neymar “ëndërron” Botërorin, kërkon rikthimin në Kombëtare
Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një SMS mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që luajti me Santos në këtë fillim jave.
Neymar u shpreh se ështëi disponueshëm për kombëtaren, duke lëshuar sinjale të qarta për teknikun e përfaqësueses, në këtë periudhë të rëndësishme.
Vlen të theksojmë se golashënuesi më i mirë i Brazilit me 79 gola mungoi në fund të majit, ndërsa tashmë ai duket i gatshëm për t’u rikthyer.
Futbollisti nuk luan për vendin e tij që nga tetori i vitit 2023, atëherë kur u dëmtua në kualifikimet e Botërorit kundër Uruguait.
Oney ka në mendje planin e tij, dëshiron që të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të jetë edhe kërcimi i tij i fundit me kombëtaren braziliane. 33-vjeçari nuk dëshiron që të çojë dëm këtë mundësi të artë, e pse jo të tentojë të fitojë një kompeticion të tillë, me sukses në Botëror që do të ishte një kryevepër më vete. Neymar numëron plot 128 ndeshje për Seleçaon, pjesa tjetër është…histori.