Wed, Aug 6, 2025

Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë

  • PublishedAugust 5, 2025

Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë

Largimet kanë qenë kryefjala e Vllaznisë në këtë merkato verore, me kuqeblutë që kanë formatuar totalisht skuadrën nga edicioni i shkuar.

Ku deri në këto momente ka 12 futbollistë të larguar në çdo repart dhe nga të larguarit pa frikë mund të formosh një formacion. Kështu duke nisur nga porta, i larguari i fundit nga Vllaznia është Kristi Qarri. Pavarësisht se mungon ende një zyrtarizim për këtë largim, 24-vjeçari nuk mund të konsiderohet më pjesë e kuqebluve. Kjo nisur nga fakti që ai nuk ishte aspak i grumbulluar në skuadër në dy ndeshjet e turit të dytë të “Conference League” ndaj Vikingur.

Mbrojtja e kuqebluve është ajo që ka pasur “firo” dhe ndryshime të mëdha nga edicioni i shkuar. Me titullarë si Juriç, Stojanoviç apo edhe Repaj që lanë skuadrën gjatë kësaj vere. E duke shtuar këtu edhe emrat e lojtarëve si Beci dhe Spahija, bëhen 5 futbollistët e larguar nga ky repart. Edhe në mesfushë janë larguar nga skuadra duke mos qenë pjesë e planeve të Martinit edhe emra të rëndësishëm si Deliu apo Kahrimanoviç.

Dhe gjithashtu një futbollist i talentuar dhe i perspektivës si Zaganjori që i është bashkuar Lushnjës. Në sulm futbollistët e larguar nga 9 herë kampionët e vendit kanë qenë me të vërtetë emra me “peshë” dhe momentalisht kanë lënë një “hendek” për Vllazninë. Ku futbollistë si Dodaj, Gruda dhe Çoba nuk do jenë më pjesë e skuadrës në edicionin 2025-26. Një formacion i larguar nga Vllaznia, me kuqeblutë që patjetër kanë ndryshuar shumë në krahasim me ediconin e shkuar.

Por, për skuadrën nënkampione të edicionit të shkuar ka ende punë për të plotësuar skuadrën me elementë për të përballuar edicionin që nis pas 2 javësh të Superiores shqiptare.

FSDG


AlbaniaWeb.net