Tue, Aug 5, 2025

VIDEO/ Shmanget tragjedia në stadiumin e Torinos, personi me litar në qafë hidhet nga 15 metra por shpëtohet nga zjarrfikësit

  • PublishedAugust 5, 2025

VIDEO/ Shmanget tragjedia në stadiumin e Torinos, personi me litar në qafë hidhet nga 15 metra por shpëtohet nga zjarrfikësit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stadiumin “Filadelfia” të Tornos, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Personi në fjalë, rreth 40-vjeçar dhe dukshëm në gjendje të rëndua, mbante me vete disa shishe dhe një litar në qafë. Ai është ngjitur në pjesën e jashtme të stadiumit në një lartësi rreth 15 metra, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Negociatat me forcat e rendit dhe personelin e specializuar për raste të tilla kanë vazhduar për rreth 6 orë. Pastaj gjatë pasdites, ai ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia, teksa mbeti i varur për pak çaste.

Por për fat, zjarrfikësit ishim me shkallë lëvizëse aty pranë dhe ia dolën ta shpëtonin duke ndërhyrë për ta mbërthyer menjëherë, për ta ulur më pas në tokë e për t’ia dorëzuar autoriteteve.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL