Wed, Aug 6, 2025

FOTO/ Biznesmeni turk zhduket në det! Jahti luksoz gjendet gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonnisos

  • PublishedAugust 6, 2025

FOTO/ Biznesmeni turk zhduket në det! Jahti luksoz gjendet gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonnisos

Alarm në Turqi pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili u nis me jahtin e tij nga brigjet turke drejt Mykonos, por nuk mbërriti kurrë në destinacion.

Jahti “Graywolf”, në pronësi të 43-vjeçarit, u gjet i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur në ujërat pranë ishullit Prokonnisos, në Detin e Marmaras. Zbulimi u bë nga një anije tregtare të martën në orën 14:30, ndërsa roja bregdetare turke e konfirmoi se bëhej fjalë për mjetin lundrues të Yukay.

Kontaktet me biznesmenin u humbën menjëherë pas nisjes, ndërsa familjarët ngritën alarmin. Autoritetet nisën menjëherë kërkimet me zhytës profesionistë, helikopterë dhe mjete detare, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Kush është Halit Yukay?

I lindur në vitin 1982, Yukay është themeluesi i Mazu Yachts, një kompani e njohur turke për prodhimin e jahteve luksoze. Ai nisi nga puna në kantierë detarë dhe ndërtoi biznesin e tij në vitin 2011. Mazu Yachts është e njohur për dizajnin modern dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave vijojnë, ndërsa zhdukja e tij po trajtohet si ngjarje me rrezik të lartë.