Francis Ford Coppola në spital gjatë vizitës në Itali, çfarë ndodhi?
Regjisori legjendar i “The Godfather”, Francis Ford Coppola, është shtruar në një spital në Itali pas një rrahjeje të çrregullt të zemrës. 86-vjeçari ndodhej në vend për të promovuar filmin e tij të fundit “Megalopolis”, kur mjekët zbuluan një aritmi të lehtë gjatë kontrolleve për një ndërhyrje të planifikuar në zemër.
Burime pranë revistës People konfirmuan se Coppola është nën kujdesin e kardiologes së njohur Andrea Natale dhe se gjendja e tij është stabile. “Ai po pushon mirë dhe gjithçka është në rregull. Është mirënjohës për përkujdesjen që po merr,” thanë burimet.
Ndërkohë, regjisori u shfaq optimist gjatë prezantimit të Megalopolis në Festivalin e Filmit Magna Graecia, ku deklaroi:
“Të rinjtë më thonë se bota është në kaos, por unë u them atyre se nuk ka problem që njerëzimi nuk mund ta zgjidhë.”
Mediat raportojnë se Coppola është gjithashtu në kërkim të lokacioneve të reja jashtë SHBA për filmin e tij të radhës.