Wed, Aug 6, 2025

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës së radhës për ish-Presidentin

  • PublishedAugust 6, 2025

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës së radhës për ish-Presidentin

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 8 gusht, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa është dorëzuar më 6 gusht nga avokatët e ish-Presidentit, të cilët argumentojnë se pas përfundimit të hetimeve nga SPAK për dosjen e lobimit në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA, nuk ka më bazë ligjore për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka sjellë fakte të reja për të justifikuar vazhdimin e arrestit me burg dhe procesi pritet të ndiqet me gjykim të zakonshëm, jo të shkurtuar.