Mon, Nov 10, 2025

Partizani gjen zgjidhje për pankinën, prezantohet trajneri

  • PublishedAugust 6, 2025

Partizani ka ulur në pankinë Mladen Milinkovic. Kryeqytetasit kanë prezantuar teknikun serb këtë të mërkurë, me trajnerin që ka nënshkruar tashmë kontratën.

57-vjeçari do të pasojë Skënder Gegën, i cili dha dorëheqjen nga pankina.

Milinkovic është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar më herët Luftëtarin dhe Kukësin.

Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare në stolin e Partizanit do të vijë në takimin e parë të kampionatit, atë ndaj Vorës, sfidë kjo e programuar të luhet me 23 gusht.

Milinkovic ka udhëhequr më parë ekipe si Keshla, Sirianska, Buduçnost dhe Al Sahel.

Objektivat te Partizani janë të qarta, gjigandët e Superiores synojnë të rikthehen te suksesi në kampionatin shqiptar.

Fillimisht, në shtëpinë e të kuqve po përgatiten për sezonin e ri, ku pritshmëritë janë të mëdha.

Natyrisht, asgjë nuk do të jetë e lehtë, sidomos kur merret parasysh fakti që ekipi vjen pas një periudhe zhgënjyese.


AlbaniaWeb.net