Zbatohet në gjithë vendin receta mjekësore unike, Rama: Më shumë siguri, më pak burokraci
Prej 1 gushtit, receta mjekësore në formatin unik ka hyrë në fuqi në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një tjetër hap përpara në drejtim të modernizimit të sistemit shëndetësor.
Në një postim në rrjete sociale, Rama nënvizoi se receta e unifikuar synon të sjellë më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët, dhe një ndjekje më të saktë të trajtimit për çdo të sëmurë.
Postimi i Ramës:
“Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor. Që nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin”.