Zjarri në Finiq/ Ekipet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura në terren për të vënë nën kontroll flakët
Zjarret që kanë përfshirë zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat shtetërore po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacion janë përfshirë ekipet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri.
Ekipet zjarrfikwse po punojnw për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve. Po ashtu, është bërë i mundur evakuimi i përkohshëm i disa banorëve, të cilët ndodheshin brenda perimetrit të rrezikut..
Zjarri në bashkinë Finiq është një ndër disa vatra aktive në vend, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e vështirësojnë ndërhyrjen në terren, duke rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme.