Thu, Aug 7, 2025

Dhunoi personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdinin dhe babain e tij të moshuar, e pëson keq 40-vjeçari

  • PublishedAugust 7, 2025

Dhunoi personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdinin dhe babain e tij të moshuar, e pëson keq 40-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një lokal në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Blutë e Tiranës thonë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin Sh.G. dhe për një vajzë 25-vjeçare me inciale A.P.

Policia sqaron se 40-vjeçari akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Ndërsa 25-vjeçarja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

E reja gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka dhënë dëshmi kontradiktore.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G”, thote policia.

genard hajdini (1)genard hajdini (4)genard hajdini (3)genard hajdini (2)genard hajdini dhunohet