Thu, Aug 7, 2025

“Kosova është Serbi”, skandali i vërtetë i tifozëve polakë me baner në Champions

  • PublishedAugust 7, 2025

“Kosova është Serbi”, skandali i vërtetë i tifozëve polakë me baner në Champions

Lech Poznan pësoi disfatë 1-3 ndaj Crvena Zvezdës, në kuadër të kualifikueseve të Champions. Një skandal i vërtetë u vu re në shkallët e stadiumit Poznan (Poznań), teksa tifozët polakë nuk hëzituan të shpalosnin një baner, në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një sfidë të një niveli Champions, ka vend edhe për baner të tillë, me veprime të tilla që nuk i shkojnë përshtat aspak sportit më të bukur në botë, futbollit.

Madje, ka qenë klubi i Crvena Zvezdës, që ka falenderuar Lech Poznan. Reagimet për rastin në fjalë, kanë qenë të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që hasen raste të ngjashme skandaloze, pasi edhe herë të tjera, kanë ndodhur gjëra të tilla.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net