Thu, Aug 7, 2025

Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama pamje të tjera: Çarja e bllokadave vazhdon

  • PublishedAugust 7, 2025

Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama pamje të tjera: Çarja e bllokadave vazhdon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin social Facebook pamje nga aksionet për lirimin e hapësirave publike. Në postimin e tij, Rama thekson përparimin e këtij procesi duke shkruar: “Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim.”

Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrje në terren për largimin e ndërtimeve apo strukturave të paligjshme që kanë zënë hapësira publike, duke krijuar më shumë hapësira të lira për qytetarët.

Kryeministri ka qenë vazhdimisht kritik ndaj zaptimit të hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike pritet të vijojë në ditët në vijim.