Thu, Aug 7, 2025

VIDEO/ Vlora nën tym për të tretën herë! Digjen sërish mbeturinat, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

  • PublishedAugust 7, 2025

VIDEO/ Vlora nën tym për të tretën herë! Digjen sërish mbeturinat, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Qyteti i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, ku mbeturinat janë djegur në një prej zonave të banuara, duke shkaktuar tym të dendur dhe ndotje të frikshme në ajër.

Ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin në shëndet, ndërsa këto pamje përsëriten për herë të tretë gjatë këtij viti, duke ngritur dyshime serioze për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për këtë incident, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të ndaluar apo të hetuar.