I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi
Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin në Spanjë të 34-vjeçarit shqiptar Juxhin Drazhi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Operacioni u realizua në kuadër të aksionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe policisë spanjolle. Drazhi ishte në kërkim pas vendimit të GJKKO-së në prill 2025, që i caktoi masën “arrest me burg” për “trafikim të lëndëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe vepra të tjera të kryera nga organizata kriminale.
Autoritetet po punojnë për finalizimin e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
