Sun, May 24, 2026

Lëshon mbi 15 masa sigurie, SPAK aksion në disa qytete të vendit! Dyshime për trafik ndërkombëtar droge

Lëshon mbi 15 masa sigurie, SPAK aksion në disa qytete të vendit! Dyshime për trafik ndërkombëtar droge
  • PublishedAugust 8, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion, i cili nisi mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Prokurori i çështjes Vladimir Mara, raporton gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar mbi 15 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.

Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie. Ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë në kërkim.

Ndërkohë operacioni me urdhër të SPAK është ende në zhvillim.