Sat, Aug 9, 2025

“Agresion i armatosur kundër mediave”- Represioni i Policisë ndaj News24, Tedi Blushi: Akt kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale

  • PublishedAugust 9, 2025

“Agresion i armatosur kundër mediave”- Represioni i Policisë ndaj News24, Tedi Blushi: Akt kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj pengimit të gazetarëve të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për të hyrë në ambientet e tyre të punës.

Blushi e ka cilësuar këtë një “agresion të armatosur të Ramaduros”, të kryer pa transparencë dhe pa vendim gjykate, duke e quajtur “akt kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale”.

“Dënojmë me forcë dhunën ndaj gazetarëve dhe pengimin brutal të tyre në krye të detyrës. Liritë dhe të drejtat e njeriut po asgjesohen dhunshëm nga një regjim që duhet shembur sa më parë”, deklaroi Blushi.

Reagimi i plote: 

Agresioni i armatosur i “Ramaduros” kundër mediave dhe në veçanti ndaj gazetarëve të “News24”, “BalkanWeb”, “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, pa transparancë dhe pa asnjë vendim gjykate, që pengohen deri forcërisht të hyjnë në ambientet e tyre të punës, është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.

Kjo është një tjetër shpërfaqje e dhunshme ndaj fjalës së lirë nga Edi Rama, armiku më i egër i saj.

Dënojmë me forcë dhunën ndaj gazetarëve dhe pengimin brutal të tyre në krye të detyrës, një agresion i neveritshëm dhe sulm i hapur ndaj demokracisë.

Shqipëria po rrëshqet rrezikshëm drejt një autokracie, ku gazetarët trajtohen si armiq dhe media rrethohet me armë, ku liritë e të drejtat e njeriut po asgjesohen dhunshëm nga një regjim që duhet shembur një orë e më parë.

https://www.facebook.com/share/v/19kPvHh1tH/?mibextid=wwXIfr