Sat, Aug 9, 2025

Agron Shehaj: Mbyllja e News24, paralajmërim për të gjitha mediat! Duhet të shqetësojë çdo qytetar

  • PublishedAugust 9, 2025

Agron Shehaj: Mbyllja e News24, paralajmërim për të gjitha mediat! Duhet të shqetësojë çdo qytetar

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas mbylljes së sinjalit të News24, duke e cilësuar këtë një akt për të frikësuar të gjitha mediat e vendit.

“Nëse përcjell propagandën e pushtetit, përfiton tendera, koncesione, privilegje. Nëse jo, pushteti të shuan,” deklaroi Shehaj.

“Mbyllja e News24 është një akt për t’u thënë të gjitha mediave: O nënshtroheni, o shuheni! Sot është News24, nesër mund të jetë kushdo.”

Shehaj tha se pas mbylljes së Agon Chanel, Ora News, e tani News 24 si një televizion i rëndësishëm në vend, duhet të shqetësojë çdo qytetar që dëshiron të jetojë në një vend demokratik.

Ai theksoi se në Shqipëri funksionojnë dy standarde në raport me ligjin:

“Një për ortakët e Ramës, që marrin mbështetje, tendera e prona publike. Një tjetër për ata që kërkojnë të jenë të lirë dhe t’i shërbejnë qytetarëve. Nëse je media që përcjell mesazhin e zyrës së propagandës së Edi Ramës, përfiton privilegje. Por nëse nuk e lejon pushtetin të të kontrollojë, ai gjen mënyrën të të mbyllë gojën.”

Shehaj përfundoi duke shprehur solidaritet të plotë me stafin e gazetarëve.