Sat, Aug 9, 2025

Dhurata Çupi para godinës së News24: Ky është themeli i një regjimi diktatorial, rrezik për çdo media dhe për shoqërinë

  • PublishedAugust 9, 2025

Dhurata Çupi para godinës së News24: Ky është themeli i një regjimi diktatorial, rrezik për çdo media dhe për shoqërinë

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka dalë sot para godinës së News24, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bllokuar sinjalin e televizionit, dhe e ka cilësuar këtë veprim si “terror ndaj medias” dhe “fillimin e një regjimi diktatorial”.

Çupi deklaroi se mbyllja e News24 është kryer në orën 06:00 të mëngjesit, pa asnjë njoftim apo procedurë ligjore. Sipas saj, ky është një precedent i rrezikshëm jo vetëm për këtë media, por për të gjitha mediat në vend dhe për shoqërinë shqiptare.

“Të gjithë deputetët, qoftë të qeverisë apo opozitës, qytetarët që kanë folur e qarë hallet e tyre në këtë studio, ata që iu është shembur djersa, duhet të jenë sot këtu. I shikoj lotët tuaj dhe nuk është e lehtë të përballosh dëshpërimin tuaj si gazetarë dhe staf”, u shpreh Çupi.

Ajo paralajmëroi se ky akt nuk është thjesht një goditje ndaj një televizioni të vetëm, por një shenjë e qartë se liria e medias në Shqipëri është në rrezik.