Fikja e sinjalit të News 24, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Ndërprerje e dhunshme e punës nga një aksion i Policisë Shqiptare
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas ndërprerjes së punës së News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare nga një aksion i Policisë Shqiptare, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje të papranueshme dhe të dënueshme ndaj lirisë së medias.
AGK shprehu solidaritet të plotë me gazetarët dhe stafet e mediave të prekura, duke theksuar se ndërhyrje të tilla cënojnë të drejtën themelore të shqiptarëve për t’u informuar lirshëm. Organizata u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të garantojnë kushte të sigurta dhe të lira për punën e medias, në përputhje me parimet demokratike.
Reagimi:
Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim.