Fri, Dec 26, 2025

Hakmarrje! Pas ndarjes nga Jessica Alba, Cash Warren shfaqet me modelen 20 vjet më të re

Hakmarrje! Pas ndarjes nga Jessica Alba, Cash Warren shfaqet me modelen 20 vjet më të re
  • PublishedAugust 9, 2025

Ish-burri i Jessica Albës, Cash Warren, u pa duke dalë për një takim me një modele 20 vjet më të re se ai.

Në janar, u konfirmua se aktorja e Fantastic Four dhe Cash ishin ndarë pas gati 17 vitesh martesë. Muajin pasardhës, ajo zyrtarisht paraqiti kërkesë për divorc. Jessica, kohët e fundit ka ndezur një romancë të re dhe është lidhur me aktorin e “To Gun: Maverick”, Danny Ramirez, i cili është 12 vjet më i ri se ajo.

Kjo ngjarje vjen pak më shumë se një javë pasi biznesmeni mohoi se po takonte dikë dhe foli për romancën e Albës me aktorin Danny Ramirez.

“Jam i lumtur për të”, tha ai për TMZ në LAX kur u pyet për të dashurin e ri të ish-it të tij.