Sat, Aug 9, 2025

John Cena tregon arsyen pse vendosi të bëjë transplant flokësh

  • PublishedAugust 9, 2025

John Cena tregon arsyen pse vendosi të bëjë transplant flokësh

Aktori dhe ylli i wrestling-ut, John Cena, ka zbuluar për herë të parë motivin që e çoi drejt një transplanti flokësh. Në një intervistë të fundit, 48-vjeçari pranoi se nuk i shpëtoi dot komenteve negative për pamjen e tij, të cilat e shtynë të ndërmarrë këtë hap.

“Pashë tabela ku shkruhej ‘Bald John Cena’. Kjo më bëri të mendoj për opsionet që kisha,” rrëfeu ai.

Cena shpjegoi se procedura përfshinte zhvendosjen e qimeve një nga një nga një zonë e kokës në tjetrën, dhe se nuk ka aspak pendesë për vendimin e marrë. “Do ta kisha bërë 10 vite më parë nëse nuk do të ishte kaq e sikletshme. Mendoja se isha i vetëm, por shtatë ose tetë nga dhjetë burra vuajnë nga rënia e flokëve. Nuk ka pse të turpërohemi për këtë. Kjo më ndryshoi plotësisht jetën,” tha ai.

Sot, Cena ndjek një rutinë të rregullt për kujdesin ndaj flokëve, që përfshin trajtime me dritë të kuqe, marrjen e vitaminave dhe përdorimin e balsamit e shampos.