Sat, Aug 9, 2025

“Mbyllet News 24, tashmë një zë më pak, një censurë më shumë”- Xhelal Mziu: Heshtja sot, është heshtje për çdo shtresë qytetarësh, ndaj reago O Sot O Kurrë!

  • PublishedAugust 9, 2025

“Mbyllet News 24, tashmë një zë më pak, një censurë më shumë”- Xhelal Mziu: Heshtja sot, është heshtje për çdo shtresë qytetarësh, ndaj reago O Sot O Kurrë!

Drejtuesi politik i qarkut Dibër, i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar lidhur me rrethimin e News24 nga policia dhe ushtria dhe ndërprejen e transmetimit të televizionit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Mziu thotë se me mbylljen e News24, tashmë ka një zë më pak, dhe një censurë më shumë.

“Heshtja sot, është heshtje për çdo media, për çdo shtresë qytetarësh dhe individë, ndaj reago “O Sot O Kurrë”, shkruan Mziu

Postimi i Xhelal Mziut

Rilindja në luftë dhe dhunë ndaj fjalës së lirë dhe medias së pavarur News24.

Mbyllet dhe përdhoset News 24, tashmë një zë më pak, një censurë më shumë.

Neww 24 ishte dhe mbeti dallëndyshe e parë e medias në Shqipëri dhe zëri i lirë në mediat shqiptare.

Ne sot jemi në diktatur, mbyllet një televizion me polici dhe ushtri, ndërkohë ndaj krimit, korrupsionit, zjarreve masive dhe trafikantëve ndërkombëtar të dragës, Qeveria është e pandjeshme, Policia dhe Ushtria të padukshme.

Pushteti tenton të kontrollojë çdo zë, çdo media, sot jemi në një diktaturë të plotë.

Heshtja sot, është heshtje për çdo media, për çdo shtresë qytetarësh dhe individë, ndaj reago “O Sot O Kurrë”.