Sat, Aug 9, 2025

“‘Panorama Group sh.a.’ ka kontratë qiraje deri më 9 maj 2033”, Avokati nxjerr dokumentin: Sulmi ndaj News24 synon censurën, jo zbatimin e ligjit

  • PublishedAugust 9, 2025

“‘Panorama Group sh.a.’ ka kontratë qiraje deri më 9 maj 2033”, Avokati nxjerr dokumentin: Sulmi ndaj News24 synon censurën, jo zbatimin e ligjit

Avokati Marash Logu ka ngritur pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të shoqërisë “KAYO” sh.a. në ambientet e “Panorama Group” sh.a., duke e cilësuar veprimin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.

Sipas Logut, Panorama Group sh.a. ka një kontratë qiraje të vlefshme deri më 9 maj 2033, me qira mujore 15 mijë euro.

Ai thekson se vendimi i Këshillit të Ministrave që i ka kaluar “KAYO” sh.a. katër prona në të njëjtën zonë kadastrale, nuk përfshin këtë pasuri.