Sat, Aug 9, 2025

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

  • PublishedAugust 9, 2025

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën në orët e para të mëngjesit.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.

Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.