“Policia rrethoi godinën e televizionit News 24 me urdhër politik”- Xhemal Gjunkshi: Akt i papranueshëm! Çdo konflikt kontraktual apo pronësor zgjidhet në gjykatë, jo me ndërhyrje të forcave të armatosura
Demokrati Xhemal Gjunkshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj rrethimit të godinës së News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit.
xhemal-gjunkshiPërmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, demokrati thotë se policia rrrethoi sot televizionin News 24 me urdhër politik. Teksa e cilëson këtë akt të papranueshëm, Gjunkshi thekson se çdo konflikt kontraktual apo pronësor zgjidhet në gjykatë, jo me ndërhyrje të forcave të armatosura dhe fikje të kamerave.
“Përtej çdo alibie, kjo ngjarje është një mesazh i qartë nga qeveria: kush nuk i shërben propagandës, do të mbyllet. Sot është News24, nesër mund të jetë çdo media tjetër, çdo zë kritik, çdo qytetar që guxon të flasë”, përfundon Gjunkshi.
Postimi i plotë
Sot, policia, me urdhër politik, ka rrethuar godinën e televizionit News24, dhe ka bllokuar hyrjen e gazetarëve dhe ka fikur sinjalin e transmetimit.
Ky është një akt i papranueshëm i censurës, një sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe një precedent i rrezikshëm për demokracinë në vend. Çdo konflikt kontraktual apo pronësor zgjidhet në gjykatë, jo me ndërhyrje të forcave të armatosura dhe fikje të kamerave.
Përtej çdo alibie, kjo ngjarje është një mesazh i qartë nga qeveria: kush nuk i shërben propagandës, do të mbyllet. Sot është News24, nesër mund të jetë çdo media tjetër, çdo zë kritik, çdo qytetar që guxon të flasë.