Portieri shqiptar kalon te ekipi gjerman, zyrtarizohet marrëveshja
Portieri Elhan Kastrati është bashkuar me Eintracht Braunschweig. Lajmi është bërë publik nga klubi gjerman, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mirë se vjen, Elhan Kastrati! Luanët kanë nënshkruar me portierin shqiptar, i cili kohët e fundit luajti në Serie B, me një kontratë deri më 30 qershor 2027. Kastrati do të veshë menjëherë fanellën me numrin 13 për Eintracht. Është fantastike që je me ne, Elhan!”- shkruab klubi.
Kastrati është për aventurën te klubi i Bundesligës së dytë gjermane, pas një eksperience te Cittadella në Itali.