Reagon avokati i “Focus Media News”: Veprimet e “Kayo” sh.a. janë të paligjshme dhe përbëjnë vepër penale!
Avokati i “Fokus Media News”, Erjon Kanxheri ka reaguar pas vendimit absurd te Policisë dhe kompanisë Kayo sh.a per te bllokuar sinjalin e TV News24 dhe bllokimin e punës së Balkanweb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare.
Avokati i Focus News Media thekson se veprimet e Kayo sha, te drejtuara nga Ardi Veliu janë në shkelje të ligjit dhe përbejnë vepër penale.
Reagimi i Av. Erjon Kanxheri:
Shoqeria Kayo sh.a., nuk ka asnje vendim gjyqesor per veprimet qe eshte duke kryer. Keto veprime jane te paligjshme, arbitrare dhe perbejne veper penale.
Nese shoqeria Kayo do te kishte nje vendim gjyqesor per lirimin e godines do te kishte nje njoftim paraprak nga permbaruesi dhe me pas lirimin e ambienteve e ben permbaruesi. Ne kete rast nuk ka asnje vendim gjyqesor dhe asnje permbarues. Forcat policore mund te veprojne vetem ne mbeshtetje te permbaruesit dhe jo duke kryer rrethime te dhunshme , arbitrare dhe teresisht te paligjshme ne oret e nates. Keto veprime jane te paligjshme dhe te denueshme. Ndaj cdo veprimi do te ndjekim procedurat ligjore. Ne kete rast te gjitha procedurat po kryhen dite te shtune qe eshte pushim, duke filluar procedurat policore ne oret e nates dhe duke shfrytezuar faktin qe gjykatat jane te mbyllura.