Sat, Aug 9, 2025

“Sulm brutal ndaj medias së lirë”- Ndërhyrja e Policisë në ambientet e News24, Albana Vokshi: Mohohet një e drejtë themelore kushtetuese e çdo qytetari për t’u informuar

  • PublishedAugust 9, 2025

“Sulm brutal ndaj medias së lirë”- Ndërhyrja e Policisë në ambientet e News24, Albana Vokshi: Mohohet një e drejtë themelore kushtetuese e çdo qytetari për t’u informuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së forcave të policisë në godinën ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duke e cilësuar veprimin si një akt brutal dhe të paligjshëm.

Ajo thote se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pa vendim gjykate, pa paralajmërim dhe nën urdhërat e Kryeministrit Edi Rama.

“Bllokohen gazetarët dhe stafi, hiqet energjia elektrike, ndërpritet sinjali televiziv. Ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar,” deklaroi Vokshi.

Reagimi i Albana Vokshit 

Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!!!

Sot, në orët e para të mëngjesit, dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe.

Sic e ka zakon i pabesi Edi Rama, në ditë të shtunë, pa gdhirë, pa vendime gjykate, pa paralajmërim, urdhëron policinë të ushtrojë raprezalje në godinën ku ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Bllokohen gazetarët dhe stafi, hiqet energjia elektrike, ndërpritet sinjali televiziv.

Ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.

Kjo është fytyra e vëretë e një narko-regjimi që tmerrohet nga fjala e lirë dhe e pavarur.

Ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian.

Me Edi Ramën nuk ka demokraci, nuk ka liri, nuk ka të drejta, nuk ka integrim!