Sat, Aug 9, 2025

VIDEO/ Daku në formë, sulmuesi kuqezi gjen golin në kampionat

  • PublishedAugust 9, 2025

VIDEO/ Daku në formë, sulmuesi kuqezi gjen golin në kampionat

Rubin Kazan pësoi disfatë 5-1 ndaj CSKA-së së Moskës, në ndeshjen e kampionatit rus. Të vetmin gol për Rubinin e realizoi Mirlind Daku, i cili u tregua i saktë para porte, në minutën e 40-të.

Në 4 ndeshjet e para të sezonit të ri, ai ka shënuar 4 gola, ndërsa nuk ka dhuruar ende asist.

Daku po kalon një periudhë pozitive te skuadra ruse, teksa vetëm disa javë më parë rinovoi kontratën, duke i dhënë fund thashethemeve për të ardhmen.


AlbaniaWeb.net