“A do ishte mbyllur News 24 në Suedi?”- Ish gazetari i Panorama, Florenc Dizdari: E pakonceptueshme! Punonjësit e medias nuk e meritojnë këtë
Florenc Dizdari, ish-gazetar i Panorama, ka reaguar me shqetësim dhe solidaritet lidhur me mbylljen e papritur të televizionit News 24, duke e konsideruar atë një lajm shumë të keq për industrinë e medias dhe punonjësit e saj. Ai shpreh mbështetje të plotë për gazetarët dhe punonjësit e prekur nga ky vendim, duke theksuar se ata nuk e meritojnë këtë stres dhe pasiguri financiare.
Për Dizdarin, situata është e paimagjinueshme në një vend si Suedia, atje ku jeton, ku në sektorin e medias nuk mund të ekzistojnë vonesa në paga, kontrata të pasiguruara, ose institucione që mbyllin sytë për shkelje të tilla.
Ai i kujton publikisht institucioneve shqiptare dhe autoriteteve se duhet të jenë të përgjegjshëm për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të medias, dhe shprehet se asnjë gazetar nuk meritojnë të kalojnë nëpër këtë lloj pasigurie.
Postimi i Florenc Dizdarit:
A DO ISHTE MBYLLUR TELEVIZONI NEWS24 NE SUEDI?
Une e quaj nje experience te vyer profesionale punen si gazetar ne gazeten Panorama – Panorama Online/Panorama Sport Online (2014 – 2016) dhe nje privilegj qe kam qene i ftuar disa here ne ekranin e News24 per tematika qe kryesisht lidhen me median/informimin. Dhe mbyllja diten e djeshme e Televizionit News24 eshte nje lajm shume i keq.
Mbeshtes plotesisht gazetaret dhe punonjesit e prekur dhe uroj qe palet te gjejne nje zgjidhje. Ata kurrsesi nuk e meritojne kete stres, mungese pune dhe mungese sigurie financiare krejtesisht te papritur.
Kjo situate do ishte e pakonceptueshme ketu ne Suedi per shembull.
Pse?
Lexoj qe flitet per kontrate te rregullt qeraje dhe nga ana tjeter per vendim gjykate qe detyron liriminn e godines; lexoj per vonesa pagesash, per mospagesa sigurimesh shoqerore, per institucione qe i dine keto por qe mbyllin nje sy etj etj. Personalisht nuk kam pasur vonesa pagash tek ”Panorama”.
Nuk kam detaje te tjera per keto por theksoj se:
Ne Suedi nuk do kishte punonjes mediash pa kontrata, nuk do kishte vonesa pagash, nuk do kishte mospagesa sigurimesh, nuk do kishte institucione qe heshtin kur nuk paguhen taksat dhe nuk do kishte kryeministrer qe flet cdo dite per cdo gje dhe hesht kur mbyllet nje apo disa media ne vend.
Punonjesit e medias nuk e meritojne kete.
Solidarizohem me gazetaret dhe cilindo qe mbeshtet kauzen e tyre.