Sun, Aug 10, 2025

“Alarm për lirinë e shtypit”- Asosacioni i Gazetarëve Shqiptarë letër Komunitetit Ndërkombëtar: News 24 u mbyll me polici, nesër çdo media mund të heshtet! Atmosferë frike te gazetarët dhe publiku

  • PublishedAugust 10, 2025
  • U ndërpre energjia elektrike, duke lënë News24 pa sinjal transmetimi;
  • Gazetarëve dhe stafit iu ndalua hyrja në redaksi;
  • U pezullua puna e redaksive dhe u ndërpre aksesimi i publikut në përmbajtjet mediatike.
  • Megjithëse jemi të vetëdijshëm se prona është objekt i një mosmarrëveshjeje midis pronarëve të News24 dhe shtetit shqiptar, ne besojmë se kjo nuk e legjitimon praninë e forcave të policisë dhe ndërprerjen e njëanshme të sinjalit të transmetimit.

    Gjithashtu, sipas të gjitha burimeve publike të informacionit, biznese të tjera në pronësi të drejtuesit të grupit mediatik kanë qenë më herët objekt i veprimeve të diskutueshme, përfshirë shembjen me tritol të një kompleksi, të cilën vetë drejtuesit e televizionit e kanë quajtur në atë kohë si një sulm politik.

    Ky precedent paraqet një rrezik serioz për lirinë e medias dhe krijon një atmosferë frike tek gazetarët dhe publiku. Ne theksojmë se, pavarësisht qëndrimeve editoriale apo çështjeve të brendshme të çdo mediaje, sulme të tilla ndaj funksionimit normal të redaksive dëmtojnë themelet e demokracisë dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

    Të nderuar kolegë,

    Duke pasur parasysh se Shqipëria është një vend aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ne besojmë se është emergjente të respektohet shteti i së drejtës dhe kërkojmë:

    1. Heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe rikthimin e aksesit të plotë të gazetarëve në vendin e punës;
    2. Rivendosjen e energjisë elektrike dhe kushteve të plota të punës për redaksitë;
    3. Publikimin e menjëhershëm të bazës ligjore dhe autoritetit që ka urdhëruar këtë veprim;
    4. Sigurimin që çdo veprim i ardhshëm që prek media të kryhet vetëm në përputhje me procesin e rregullt ligjor, nën mbikëqyrje gjyqësore dhe me parimin e ndërhyrjes minimale.

    U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare, organizatave të medias dhe përfaqësive diplomatike të monitorojnë nga afër situatën dhe të reagojnë për të garantuar që Shqipëria të mbetet e përkushtuar ndaj standardeve ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe të medias.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.

    Kryetari i AGSH
    Isa Myzyraj

    “Alarm për lirinë e shtypit”- Asosacioni i Gazetarëve Shqiptarë letër Komunitetit Ndërkombëtar: News 24 u mbyll me polici, nesër çdo media mund të heshtet! Atmosferë frike te gazetarët dhe publiku

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas sulmit shtetëror ndaj televizionit News 24 dhe rrethimit të godinës së Focus Media Group nga forcat e Policisë së Shtetit, më 9 gusht 2025.

    Në një letër dërguar komunitetit ndërkombëtar, AGSH e cilëson këtë akt si një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e gazetarisë në vend. AGSH thekson se gjatë sulmit policer u ndërpre energjia elektrike, duke lënë televizionin pa sinjal, gazetarëve iu ndalua hyrja në ambientet e redaksisë dhe u bllokua puna e redaksive dhe aksesimi i publikut në përmbajtje.

    Asociacioni kërkon rikthimin e aksesit të gazetarëve në vendin e punës, rivendosjen e kushteve normale të funksionimit, si dhe transparencë për bazën ligjore të këtij veprimi.

    Në fund, AGSH i bën thirrje organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësive diplomatike që të monitorojnë situatën dhe të reagojnë për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Shqipëri.

    Letra e AGSH:

    Të nderuar,

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin më të thellë për ngjarjet e ndodhura në orët e para të 9 gushtit 2025, kur forcat e Policisë së Shtetit rrethuan godinën e Focus Media Group në Tiranë, ku operojnë katër media kryesore: News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

    Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë drejtpërdrejt se veprime të tilla cënojnë rëndë lirinë e medias dhe krijojnë frikë e pasiguri për të gjitha mediat në vend në të ardhmen. Ky nuk është rasti i vetëm kur policia ka vepruar në mënyrë arbitrare. Në dekadën e fundit janë mbyllur dy media të tjera — AgonChannel dhe RTV Ora — ku, pavarësisht ekzistencës së një vendimi gjykate, prania e forcave speciale të policisë brenda ambienteve të televizionit u dënua nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

    Sipas deklaratave zyrtare të vetë grupit mediatik, gjatë operacionit:

    • U ndërpre energjia elektrike, duke lënë News24 pa sinjal transmetimi;
    • Gazetarëve dhe stafit iu ndalua hyrja në redaksi;
    • U pezullua puna e redaksive dhe u ndërpre aksesimi i publikut në përmbajtjet mediatike.

    Megjithëse jemi të vetëdijshëm se prona është objekt i një mosmarrëveshjeje midis pronarëve të News24 dhe shtetit shqiptar, ne besojmë se kjo nuk e legjitimon praninë e forcave të policisë dhe ndërprerjen e njëanshme të sinjalit të transmetimit.