Sun, Aug 10, 2025

“Ardi Veliu me ish-policinë e tij rrethoi News24”,- Fatjon Gjinaj: Shëmti dhe cenim dinjiteti për profesionistët e medias

  • PublishedAugust 10, 2025

“Ardi Veliu me ish-policinë e tij rrethoi News24”,- Fatjon Gjinaj: Shëmti dhe cenim dinjiteti për profesionistët e medias

Gazetari Fatjon Gjinaj ka reguar për bllokimin e News24, duke shkruar në rrjetet sociale se shteti e pushteti kanë dashur të shembin modele e ndërtojnë shëmti.

Sipas Gjinajt, kjo që po ndodh është një shëmti dhe cënim dinjiteti për qindra profesionist e staf të medias.

Postimi i Gjinajt:

“Nuk bëhet fjalë për zhurmë, por për mënyrën se si është ndërtuar ky vend dhe me mënyrën se si po shkatërrohet. Ardi Veliu me ish-policinë e tij rrethoi Televizionin Informativ News24, ku kanë zyrat përkatëse Balkanweb, Gazeta Shqiptare etj. Po, ka një vendim gjyqësor, siç ka patur gjithnjë kur shteti e pushteti kanë dashur të shembin modele e ndërtojnë shëmti.

Pa u ndaluar në asnjë historik, kjo që po ndodh është një shëmti dhe cënim dinjiteti për qindra profesionist e staf të medias. Këto ditë, e di propaganda do bëjë të sajën, por shteti e pushteti po legjitimojnë një krim!

Pranë kolegëve të News24!”