“Do ta fitojmë këtë betejë, News24 do të kthehet më e fortë se sa ishte”- Gazetari: E frikshme dhe e turpshme, brenda rrethimit u futën forca të policisë ushtarake
Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se News24 do ta fitojë betejën dhe do të rikthehet më e fortë se sa ishte. Jashtë dyerve të televizionit, sinjali i të cilit është ndërprerë prej dy ditësh, ai u shpreh se gazetarët e News24 do të qëndrojnë të bashkuar dhe se janë një familje.
Gazetari theksoi se ditën e djeshme uniformat blu u zëvendësuan me forca të policisë ushtarake duke e cilësuar si të frikshme dhe të turpshme.
“Sikur të ishim kriminelë dhe jo media në krah të qytetarëve, e cila denoncon korrupsionin”, shtoi Igli Çelmeta.
“E frikshme dhe e turpshme nga autoritetet ishte fakti që ditën e djeshme kur u largua policia e shtetit nga rrethimi i brendshëm I News24 erdhën forca të policies ushtarake sikur të ishim kriminelë dhe jo media në krah të qytetarëve, e cila denoncon korrupsionin.
Na kanë mbyllur derën por nuk na kanë ndaluar dot zërin, fjalën dhe misionin tonë. Ne jemi të bashkuar, jemi familje dhe do ta fitojmë këtë betejë. News24 do të kthehet më e forte se sa ishte”, tha ai.