E ardhmja e Zhegrovës, flet presidenti i Lille
Oliver Letang, Presidenti i Lille ka folur së fundmi rreth të ardhmes së sulmuesit dardan, Edon Zhegrova.
“Edon (Zhegrova) është këtu, me ne. Është e mundur që ai të jetë me ne, prandaj e përmenda në mundësitë tona ofensive. Ai është mirë. Ai po stërvitet mirë. Është rikthyer mirë. Është e mundur që ai të rifillojë stërvitjen me ekipin profesional nga e hëna që të mund të mbështetemi tek ai për këtë sezon”, ka thënë fillimisht Letang.
“Nuk kam pasur kontakt me klube të tjera franceze. Edon (Zhegrova) është emocional. Ne menduam se ai mund të largohej në një moment. Por sot, kushtet nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme që ai të largohet”.
“Ne i themi vetes se në vend që të kërkojmë dikë jashtë, kemi dikë në shtëpi që po bën mirë. Folëm për këtë së bashku. Ai është i uritur. I mungojnë ndeshjet, garat”-tha ai.