Fri, Dec 26, 2025

News24 prej dy ditësh në terr, reagime të forta pas ndërprerjes arbitrare të sinjalit nga policia

News24 prej dy ditësh në terr, reagime të forta pas ndërprerjes arbitrare të sinjalit nga policia
  • PublishedAugust 10, 2025

Prej dy ditësh, ambientet e News24 vijojnë të qëndrojnë në terr, pasi Policia e Shtetit ndërpreu sinjalin e televizionit informativ më të madh në vend, në një veprim të cilësuar si arbitrar.

Ndërhyrja ndodhi gjatë një dite të zakonshme pune, përmes një aksioni të paparalajmëruar, duke bllokuar transmetimin e kanalit dhe aktivitetin normal të tij.

Për këtë ngjarje kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë, të cilët e kanë cilësuar veprimin si “uzurpim” të News24 nga ana e policisë.

Mijëra ndjekës në rrjete sociale kanë dënuar atë që e quajnë një akt barbar dhe kanë shprehur solidaritet me stafin dhe punonjësit e televizionit, të cilët prej dy ditësh nuk mund të kryejnë misionin e tyre informues.