“Ngjarja e sotme, është më shumë se alarm”- Çim Peka: Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi! Asnjë media nuk transmetoi live sot atë që ndodhi me ‘News24’!
Gazetari dhe moderatori, Çim Peka me një qëndrim të tij në rrjetet sociale ka reaguar me tone të ashpra pas zhvillimeve të sotme që përfshinë televizionin News24, që u përball me një situatë alarmante, por që për të cilën heshtën pothuajse të gjitha mediat në vend.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Peka shkruan: ‘Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi! Asnjë media nuk transmetoi live sot atë që ndodhi me ‘News24’. Me përjashtim të SYRI-t! Edhe këto partitë ‘opozitare’ si ajo e atij jargës së ‘call center’ heshtën deri në darkë”.
Cfare turpi, cfare nenshtrimi!
Asnje media nuk transmetoi live sot ate qe ndodhi me “News24”. Me perjashtim te SYRIT!
Edhe keto partite “opozitare” si ajo e atij jarges se “call center” heshten deri ne darke, edhe pse ishte ekrani i tyre gjate fushates me qellimin e demtimit te opozites reale.
Asgje editorialisht nuk me lidh me oshilacionet e “News 24”, por ajo e sotmja eshte me shume se alarm per mediat qe duan te jene jashte ndikimit te qeverise.