Sulmi dhe fikja e sinjalit të News24, gazetari Klevin Muka: Frikë që i imponohen të gjithë kolegëve! Është absurde kjo që po ndodh, godina me kontratë deri në 2033
Gazetari Klevin Muka shpreh shqetësimin për situatën e krijuar pas ndërprerjes së transmetimit të News24, duke theksuar se gazetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e përplasjeve që nuk i takojnë atyre.
“Ne si gazetarë duhet të kemi sigurinë për të vazhduar punën pa frikë,” tha Muka.
Ai shtoi se problemi kryesor është frika që i imponohet stafit dhe jo humbja personale e vendit të punës.
“Një nga godinat ku kemi studiot është me kontratë qiraje deri në vitin 2033. Kjo tregon absurdin dhe pasigurinë që përballemi,” tha gazetari.
Klevin Muka: Gazetari nuk mund të jetë dëm kolateral I një përplasje. Ne si gazetarë duhet të kemi sigurinë për të vazhduar punën.
Kjo është një mënyrë për të trembur edhe të tjerët. Nuk është interesi im që të mbroj pronarin. Unë nuk dua të jem dëm kolateral. Unë si gazetar duhet të bëj punën time. Nuk është puna se unë ngelem pa punë, por problem qëndron tek frika që I imponohet kolegëve.
Godian tjetër ku ne kemi studiot është me kontratë qiraje deri në 2033. E kupton cfarë absurdi, çfarë pasigurie?!