“Është penguar puna e gazetarëve”- Rrjeti Global për Mediat e Pavarura: Jemi të alarmuar nga bllokada e policisë ndaj “Focus Media News”
Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI) shpreh shqetësim të thellë për rrethimin e godinës së Focus Media News nga policia, ku veprojnë media të rëndësishme si News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
IPI kërkon sqarim të menjëhershëm për bazën ligjore të këtij veprimi, i cili ka penguar në mënyrë serioze punën e gazetarëve dhe ka cënuar lirinë e medias në Shqipëri.
Rrjeti i mediave të pavarura bën thirrje për respektimin e të drejtave kushtetuese dhe për garantimin e kushteve për një gazetari të lirë dhe të pavarur në vend.
“IPI është e alarmuar nga bllokada e policisë ndaj ndërtesës së Focus Media Group në Tiranë, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Ne kërkojmë sqarim të menjëhershëm të bazave ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën gazetareske”, thuhet ne reagim.
https://x.com/globalfreemedia/status/1954867481090109458